Mesim dhe bojkot ne auditore

2019-01-07 2

Teksa një pjesë e studentëve braktisën auditoret për të protestuar para kryeministrisë, të tjerë refuzuan të bojkotojnë mësimin. Në Universitetin e Mjekësisë mësimi këtë të hënë u zhvillua normalisht për vitet e para, madje filloi  të zbatohet edhe vendmi i qeverisë për uljen e tarifave të studentëve

Jemi në Fakultetin e Gjeologji Minierave dhe të vetmit që kanë zhvilluar procesin mësimor të rregullt janë studentët e masterit shkencor.

?Po sigurisht masterat kishin mësim dhe e zhvilluan, nuk e di për studentët e tjerë, por ne që ishim master shkencor ishim të rregullt, nga 10 që jemi ne në grup, 8 ishin në total në mësim, pjesa më e madhe ishte?, tha një studente.

Ndonëse të paktë në numër edhe studentët e shkencave të natyrës kanë zgjedhur të zhvillojnë orë mësimi në auditorët e fakulteteve, kryesisht ata janë të viteve të para.

?Po rregullisht, 4 orë seminar siç kemi orarin. Kanë qene të gjithë në seminar, po?, tha një studente.

?Jam dega matematik, master shkencor AML, disa studentë kanë ardhur, kanë marrë urdhër nga familja dhe nuk duan ta bojkotojnë mësimin, por në përgjithësi nëse shihen numri i studentëve që janë në mësim me ata që kanë bojkotuar mësimin, shifrat flasin vetë?, tha një student.

Në paktin për Universitetin qeveria përfshiu financim 100% nga buxheti i shtetit  për studentët e nivelit të parë të studimeve Bachelor që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, të verbrit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë.

Tv Klan