Rikonstruktohet gjimnazi “Ismail Qemali”

2019-01-07 5

Gjimnazi ?Ismail Qemali?  ka hapur dyert këtë fillim viti me standarde moderne. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të klasave, palestrës dhe terreneve sportive të jashtme, ndërsa ka instaluar edhe sistemin e ngrohjes qendrore.

?Jam shumë i lumtur që ia mbërritëm kësaj dite, që shkolla ?Ismail Qemali? të hidhej në tokë e të ringrihej nga e para, tamam si një feniks për këtë vit të ri... Është ndër të vetmet shkolla që ka edhe fushë tenisi, edhe volejbolli, edhe futbolli e basketbolli, ka një palestër, ka një sallë force, ka gjithë ndriçimin LED, ka një ngrohje me pelet?.

Kryebashkiaku premtoi se këtë vit do të hidhen themelet për ndërtimin e 17 shkollave të reja.

?Një nga arsyet pse kemi një mbipopullim në këtë shkollë është kryesisht prej cilësisë, megjithatë hapja e shkollave të reja dhe fillimi i 17 themeleve për 17 shkolla të reja do të ulë edhe këtë presion. Hapja e shkollave të reja do të kërkojë bashkëpunim me prindërit, që fëmijët të regjistrohen ku e kanë shkollën e tyre më të afërt.?

Krahas përmirësimit të infrastrukturës Veliaj cilësoi se  në shkollat e kryeqytetit japin mësim edhe mësuesit më të mirë të përzgjedhur nga portali ?Mësues për Shqipërinë?.

Tv Klan

Free Traffic Exchange