Ora News - Dosja e Habilajve në gjykatë, për Saimir Tahirin nisen letërposi të reja

2019-01-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dosjen ndaj nëntë anëtarëve të akuzuar si pjesë e grupit të vëllezërve Habilaj.

Ndërkohë procedimi për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-krerët e policisë së Vlorës është ndarë më vete.

Të pandehurit që ndodhen në burg në Itali, akuzohen për tri vepra penale të kryera në Shqipëri, grupi strukturuar kriminal, trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike si dhe kultivim e mbajtje kanabisi, si edhe kryerje te veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Të pandehurit që do të përballen me krimet e rënda janë shtetasit Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Armando Kocerri, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuaraj, Maridjan Sulaj dhe Armando Sulaj.

Dy ditë më parë, prokurorët shqiptarë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi kanë udhëtuar në Itali, ku kanë njoftuar të pandehurit për dërgimin e dosjes në gjykatë.

Veçohet çështja per Saimir Tahirin

Pas ndarjes së dosjeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbajtur në hetim procedimin ndaj ish-Ministrit Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesve të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila.

Për këtë dosje ku përfshihet edhe ish-Ministri, hetuesit presin përgjigjet e letërporosive nga Mali i Zi dhe Italia deri në 17 janar, kur është afati i fundit procedurial për kryerjen e veprimeve.

Saimir Tahiri dhe ish-krerët e policisë së Vlorës janë hetuar për bashkëpunim me grupin Habilaj dhe krijimin e lehrësirave për kultivimin e kanabisit në jug të Shqipërisë dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogës drejt Italisë.

Deri tani ish-zyrtarët janë persona në hetim pasi prokuroria ende nuk u ka njoftuar zyrtarisht akuzën.

Ndërkohë në Itali ku vazhdon dhe gjykimi për Moisiu Habilajn prokuroria ka dhënë pretencën duke kërkuar 18.8 vite burg për të
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mbyllen-hetimet-dosja-e-bandes-se-habilajve-ne-gjykate

Free Traffic Exchange