6 muaj e ndajnë Partinë Socialiste nga data e zgjedhjeve lokale, ndërkohë që motorët e fushatës kanë nisur të ndizen, duke përfunduar me çështjen e koalicionit të PS me aleatët. Petro Koçi, sekretar për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat në Partinë Socialiste, tha se koalicioni që socialistët do të bëjnë për zgjedhjet e 30 qershorit do të jetë një koalicion i cili do të jetë në vijimësi aktiv dhe jo vetëm për fushatën elektorale. Koçi shtoi se pjesë e koalicionit mund të bëhen edhe parti që nuk kanë qenë më parë në koalicion me PS.
Kemi bërë disa takime në planin formal. Kemi folur për mënyrën si formalizohet një koalicion zgjedhor. Është fokusuar diskutimi tek fakti se koalicioni nuk duhet të funksionojë vetëm në fushata elektorale por edhe në vijimësi. Kur janë zgjedhje vendore, shpesh ka ndodhur që kanë bërë pjesë edhe parti që në një vështrim tradicional nuk kanë qenë pjesë e të njëjtës familje zgjedhore. Kjo mund të ndodhë sërish, por ne jemi të hapur për mundësi të tilla, por duke parë kontekstet lokale.
Petro Koçi, Sekretar për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat
Sekretari për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat në Partinë Socialiste, tha se pjesë e listave të Partisë Socialiste dhe koalicionit ?Aleanca për Shqipërinë Europiane?, mund të bëhen edhe përfaqësuesë të Lëvizjes Studentore, të rinj me integritet që kanë ngritur kërkesa legjitime. Koci shtoi se LSI do të shënojë një humbje të konsiderueshme në këto zgjedhje.