http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Studentët kanë rinisur sërisht protestat këtë të hënë në lidhje me 8 kërkesat e tyre.Ashtu siç ishte paralajmëruar para festave studentët u mblodhen fillimisht para fakulteteve dhe me pas dolen në protestë para Kryeministrisë duke mos pranuar zgjidhjen e dhënë nga ana e kryeministrit Rama.Mbrëmjen e të dielës ata u mblodhën në Qytetin Studenti dhe diskutuan në lidhje me vijimin e protestës.Ata nuk e kanë pranuar zgjidhjen e dhënë prej kryeministrit, pasi sipas të rinjëve kërkesat e tyre duhet të miratohen në Parlament dhe jo me vendim të Këshilllit të Ministrave.Në protestën e sotme ata kanë ftuar të gjithë qytetarët që duan të protestojnë për të drejtat e tyre per tiu bashkuar protestes se tyre.