Ora News - SPAK, 15 prokurorë do hetojnë zyrtarët e lartë

2019-01-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Prokuroria e Posaçme, pjesë e SPAK, do ta nisë punën e saj për hetimin e zyrtarëve të lartë, me 15 prokurorë.

Kjo gjë u vendos në mbledhjen e parë që KLP zhvilloi, për ti hapur rrugë garimit për kandidatë për SPAK.

"Do të krijohet Byroja Kombëtare e Hetimit dhe mendohet që ndihma që do të kenë prokurorët e Prokurorisë së Posaçme do të jetë shumë e madhe.Do të kenë shumë struktura të specializuara.Mendoj se numri 15 do të ishte numri më i mirë i mundshëm në këto rrethana.Unë do të isha dakord që ta shtonim 20-25. Por në rrethanat që ndodhemi, nuk kemi mundësi".

Në mbledhjen e drejtuar nga kryetari, Genti Brahimi, u vendos që aplikantëve tu jepet një muaj kohë për të dorëzuar formularët e tyre pranë këtij institucioni.

Genti Brahimi: Çdo prokuror i Republikës së Shqipërisë që ka ushtruar funksionin për 10 vjet, që nuk ka masë disiplinore në fuqi, që jep pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe telekomunikacioneve, që siguron po këtë pëlqim për familjarët e tij dhe që nuk është anëtar i Këshillit.
Për të garuar duhet të nënshkruajnë formularin ku pranojnë ti nënshtrohen kontrolleve.

"Në bazë të ligjit, anëtarët të afërm të familjes janë bashkëshorti, fëmijët dhe të gjithë personat që kanë lidhje gjaku dhe qëndrojnë bashkë me magjistratin për më shumë sesa 120 ditë".
Për kandidatët do të kërkohet një vetting i përshpejtuar.

"Do të përcjell listën me emrat e të gjithë kandidatëve që përmbushin kriteret e sipërcituara dhe që nuk kanë kaluar vettingun pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në mënyrë që ky Komision të kryejë me përparësi dhe në një kohë sa më të shpejtë rivlerësimin e kandidatëve".

Në mbledhje, KLP vendosi edhe emërimin e 6 magjistratëve që kanë mbaruar shkollën e Magjistraturës, dhe prej disa muajsh ishin në pritje të ushtrimit të detyrës.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/klp-hap-neser-garen-prokuroret-e-spak-ut