#oranews #protestaestudenteve
Mbyllja e" />
#oranews #protestaestudenteve
Mbyllja e"/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protestaestudenteve
Mbyllja e portave të Fakulteteve me zinxhirë dhe dry apo dhe gozhdimi i tyre nga studentët duket se ka qenë një ide e ardhur në momentet e fundit para protestës.
Ana, studentja e Arkitekturës e njohur për mesazhet e shkëmbyera me kryeministrin Rama për protestën, u shpreh për gazetaren e Ora News Erblina Mile se veprimi i studentëve vjen si shenjë revolte ndaj kërcënimeve që kanë marrë me numra anonimë apo dhe hakerime në rrjetet sociale.
Ana: Simboli i mbylljes së portave me zinxhirë ka qenë si shenjë revolte ndaj asaj që ka ndodhur dje në darkë. Shumë studentë janë kërcënuar me telefonata anonime dhe janë bllokuar që të futen në rrjetet e tyre sociale. I them atij që e ka bërë që po lufton në mënyrë shumë të ulët me disa studentë që nuk po kërkojnë gjë tjetër veç të drejtës së tyre. Kemi të drejtën tonë të protestojmë.
Studentët nuk janë penguar të hyjnë në mësim, njëra portë ka qenë e hapur, dy janë mbyllur. Studentët kanë rëndë dakord që do të ketë bojkot total. Nuk ka asnjë student që ishte për mësim.Mos të vazhdojnë me kërcënime. Kemi akuzuar pedagogët brenda Fakultetit për korrupsion dhe nuk është bërë asgjë deri më sot. Nuk ka reaguar as dekani, as rektori, as kryeministri.
Sa i takon plotësimit të pikave nga qeveria Rama, studentja ka këtë koment:
Ana: Kryeministri thotë se janë plotësuar 8 pikat. Asnjë pikë nuk është plotësuar. I them Kryeministrit se pa rritur buxhetin dhe pa bërë vettingun akademik, do vazhdojmë akoma të luftojmë për ato 8 pika.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/studentet-jane-kercenuar-me-telefonata-anonim-sfuteshin-dot-ne-rrjete-sociale