Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Këtë të dielë rrugët e vendit janë përgjakur nga aksidentet rrugore. 3 persona kanë humbur jetën, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur në dy akësidente në autostradën Levan-Tepelenë dhe në rrugën Poshnje- Ura Vajgurore.
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur "Varibob", kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur 5 të tjerë.
Siç njofton policia "një automjet ka përplasur një këmbësor. Më pas në vendngjarje janë grumbulluar disa banorë të zonës dhe pasagjerë të një autobusi me targa greke që kishte parkuar aty për të dhënë ndihmën e parë personit të aksidentuar, të cilët janë përplasur nga një mjet tjetër tip "Opel" i cili ka hyrë në parakalim."
"Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit:
1- Fetah Shahja 64 vjeç, banues në Tiranë
2- Durim Lamaj 55 vjeç, banues në Vjosë, Fier
Të plagosurit janë:
1-Haxhi Lamaj
2-Mynyre Lamaj
3- Agron Cocalli
4-Jorgo Meraj
5-Sokol Dhima
Të plagosurit janë në spitalin rajonal të Fierit, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa pak minuta më vonë, një tjetër aksident me pasojë një të vdekur ndodhi në rrugën Poshnje-Ura Vajgurore.
"Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Poshnje- Ura Vajgurore, në vendin e quajtur ??Rrethrotullimi i Çifliku??, shtetasi Jetmir Caushi banues në Ura Vajgurore, duke drejtuar një mjeti karotrec ka aksidentuar shtetasin Dritan Mici, 45 vjeç, banues në Berat, i cili ka ndërruar jetë", sqaroi policia.
Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Për të dyja rastet grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidenteve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/aksident-i-rende-ne-autostraden-levan-tepelene-dyshohet-2-viktima