Regjisorin, i cili prej gjysmë shekulli i është dedikuar kinematografisë shqiptare, e takojmë në rrugën ?Myslym Shyri?. Më mirë se për çdo gjë ai mund të na flasë për kinematografinë tonë në 30 vite demokraci, ku rrallëherë filmat që janë realizuar kanë lënë shenjë tek publiku. Për kamerën e ?ReportTV? kineasti Saimir Kumbaro teksa tregon për ekzistencën e ish Kinostudios ?Shqipëria e Re? deri në vitin 1996, kritikon punën pas kësaj periudhe është që bërë në Qendrën e Kinematografisë.
?Që nga viti ?90-të deri në 1996 ka ekzistuar Kinostudio ?Shqipëria e re?, që më vonë u quajt ?Albafilm studio?. Në vitin 1996 krijohet Qendra e Kinematografisë, ku në krye të saj ishte Xhevdet Ferri. Një nga filmat e parë, që u realizua në atë kohë ka qenë ?Dasma e Sakos? e regjisorit Vladimir Prifit, para këtij ishte ?Vdekja e kalit?, të cilin e realizova unë, ndërsa Besnik Bisha ?Zemra e nënës?. Kështu nisi ndarja nga teknologjia e vjetër. Në vitin 1996, me krijimin e Qendrës së Filmit, krahas përdorimit të pelikulës, filmit 35 mm, nisi edhe teknologjia tjetër, elektronikë.