http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Me pankartat ?Gjakova nuk harron?, ?S?ka qetësi pa drejtësi? dhe ?Dëshmorët nuk negociohen?, qindra qytetarë të Gjakovës, kanë protestuar sot ne mëngjes para kishës ortodokse serbe, duke kundërshtuar kështu vizitën e besimtarëve dhe pelegrinëve serbë në Gjakove.Sipas qytetarëve të këtij qyteti, shumë serbë mes atyre qe zhvillojnë ritet fetare, kanë kryer krime lufte.Në derën e Kishës Ortodokse protestuesit kanë lënë pankartat ?Gjakova nuk harron? dhe ?I keni duart me gjak?. Ata kanë paralajmëruar se thirrja e tyre për protestë nuk ka të bëjë me besimin e tyre, por me krimet qe kanë kryer.Tubuesit u bënë thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të bashkohen ne protestë, pasi Gjakova kërkon drejtësi për krimet e kryera nga regjimi serb kudo në Kosovë.