Ora News - Dy milionë pemë deri në 2030

2019-01-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Nisma për mbjelljen e pemëve në bashkinë e Tiranës po vazhdon edhe për vitin 2019. Këtë fillim vit, kryetari i bashkisë Erion Veliaj beri pjesë të kësaj fushate sensibilizuese për gjelbërimin e qytetit, profesorin dhe përkthyesin e gjuhës frënge, Ilia Lëngu.

Duke vlerësuar figurën e tij, jo vetëm si akademik i shquar, por edhe si një qytetari i denjë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës shprehu ambicien për mbjelljen e 2 milionë pemëve të reja në kryeqytet, duke krijuar një mjedis më të mirë për qytetarët.

Erion Veliaj: Nisma jonë për të mbjellë dy milionë pemë deri në vitin 2030 nuk bëhet dot realitet nëse njerëz të mirë të këtij qyteti, si profesor Ilia, nuk na japin një dorë. Ajo që mua më pëlqen më shumë është pasioni i tij për të qenë vullnetar i këtij qyteti.

Profesor Lëngu është një vizitor besnik i parkut të Tiranës që prej vitit 1970 dhe dy manjolat që mbolli ishin dhuratë për vajzën dhe mbesën e tij.

Ilia Lëngu: Ky është një kënd shumë i dashur për mua në Parkun Madh të Tiranës, të cilin e njoh që nga vitet ?70. Pra, janë gati 50 vjet që unë dhe familja ime shëtisim në këtë park të bukur, që ka pësuar ndryshime të cilat i shikon kushdo, bien në sy dhe mirëmbahet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kjo nismë po i ndërgjegjëson më shumë qytetarët, për mbjelljen e fidanëve, jo vetëm si shenje e jetesës së tyre në këtë qytet, por edhe kontribuimin në një ambient më të gjelbëruar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dy-milion-peme-deri-ne-2030