Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme kabinetin qeveritar në një takim informal në Elbasan. Ky është takimi i parë i qeverisë për vitin 2019-të edhe pse informal. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këtë takim janë të pranishëm ministrat e shkarkuar nga Rama dhe ministrat e sapoemëruar pas Asamblesë Kombëtare socialiste të 28 dhjetorit 2018.
Tematikën e mbledhjes së bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Në fokus janë masat kundër korrupsionit, punësimi, zhvillimi i sipërmarrjes private si dhe rekrutimi i studentëve të shkëlqyer në administratën publike. Kjo e fundit është edhe një ndër pikat që Qeveria ka miratuar në "Paktin për Universitetin" e cila parashikon punësimin e 1000 studentëve ekselentë në administratën publike pa konkurs.
Nuk mungojnë në këtë takim edhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi. Teksa zhvillohej mbledhja e qeverisë, jashtë ambienteve një grup militantësh të PD protestuan duke ndezur tymuese dhe lëshuan thirrje kundër kryeministrit Edi Rama