Ora News - Besimtarët e Krishterë festojnë pagëzimin e Jezu Krishtit, hidhen në ujë të ftohtë

2019-01-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin festuan sot ditën e Ujit të Bekuar.

Në Berat, ceremonia nisi me ritet fetare në kishë e përfundoi me hedhjen e kryqit në ujërat e Lumit Osum.

15 të rinj sfiduan temperaturat nën zero dhe u futën në ujë ndërsa prej aty e nxorri 6-vjeçari Kostandin Musha.

Në Fier, hedhja e kryqit u bë në një prej shatërvanëve të qytetit, ndërsa u nxorr për të pestin vit radhazi nga 15 vjeçari Athanas Davidhi.

Në Sarandë, kryqin e hedhur në detin jon e nxori për të 6 vit radhazi 26 vjeçari Kristaq Qose.

Sipas traditës Ai që nxjerr Kryqin merr bekimet në ditën e pagëzimit të Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan.

Ndërsa besimtarët e Katolikë e kremtojnë këtë festë me meshë.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/besimtaret-e-krishtere-festojne-pagezimin-e-jezu-krishtit-hidhen-ne-uje-te-ftohte

Free Traffic Exchange