Moti i keq dhe bora paralizojnë Ballkanin dhe Evropën. Në Greqi janë shënuar tashmë 3 viktima si pasojë e të ftohtit, Mali i zi ka shpallur alarm të kuq ndërkohë që qindra fluturime janë anuluar në Gjermani. Në shumë vende të Evropës është bllokuar edhe transporti hekurudhor.