Ora News - Rama publikon në Twitter sfidat e këtij viti

2019-01-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Në këtë fillim-viti, Kryeministri Edi Rama mblodhi anëtarët e kabinetit qeveritar në Elbasan për të diskutuar mbi objektivat e qeverisë për vitin 2019. Lajmi u publikua nga vetë kryeminsitri në tëitterin e tij ku shkruhet:

Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor. Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike;masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10

Në këtë takim ishin pjesëmarrës ministrat e rinj të emëruar edhe pse ende të pavotuar në parlament dhe ministrat tashmë të shkarkuar, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci dhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla.

Që nga asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri u bëri thirrje anëtarëve të partisë se nuk do të merren më me emërime dhe se ato do të vijnë nga studentët që mbarojnë me mesatare 9 deri në 10, dhe për këtë, të gjithë dikasteret ministrore duhet të identifikojnë vendet e lira të punës për t?i hapur dyert studentëve ekselentë.

Detyrë të rëndësishme për këtë vit do të ketë edhe zëvendëskryeministri Erion Braçei ngarkuar me detyrën e përmirësimit të infrastrukturës së shërbimeve publike dhe luftën kundër korrupsionit në administratë. Po ashtu edhe Eduard Shalsit do t?i ngarkohet detyra për të rritur sipërmarrjen vendase dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-publikon-ne-twitter-sfidat-e-ketij-viti

Free Traffic Exchange