Report TV - Arenë 'boksi' në lumin Osum, të rinjtë e Beratit 'sfidë' për të kapur kryqin

2019-01-06 0

Edhe pse dita e 6 Janarit duhet që të jetë simbol bashkimi për besimtarët e krishterë, në qytetin e Beratit duket se nuk ka ndodhur kjo gjë.

Në momentin e hedhjes së kryqit nga imzot Ignanti, dhespoti i Beratit,Vlorës,Kaninës dhe gjithë Myzeqesë plot 15 të rinj u sulën për ta kapur objektin e shenjtë.

Kapja e kryqit ka nisur një sherr midis 15 të rinjve, të cilët kërkonin që të ishin ata personat që e kapnin kryqin.

Madje ?konkurrenca? shkon deri aty saqë njëri prej garuesve tenton që të qëllojë me gurë njërin prej të pranishmëve pasi pretendonte se i kishte marrë kryqin në mënyrë të padrejtë.

Free Traffic Exchange