#oranews
Ashpërsohen masat për " />
#oranews
Ashpërsohen masat për "/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ashpërsohen masat për automjetet, të cilat janë përshtatur nga pronarët e tyre me xhama të errët. Nga data 7 Janar këto automjete nuk do të kenë më mundësi të marrin shërbime. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, përmes një postimi në Facebook.
DPSHTRR njofton se bashkë me goditjen e të ashtuquajtur të fortëve, do të penalizohen edhe pikat e serviseve dhe ata që i rregullojnë dhe i modifikojne këto mjete.
"Nga 7.01.2019 i ndalojmë çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë! Pa dallim: Shefa, VIP-a, të Fortë! Në bashkëpunim me Task- Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë Rrugore po skedojmë dhe do penalizohen edhe ?ustallarët? dhe servisët!"- thuhet në njoftimin e DPRSHTRR.
Ndërkohë mësohet se nga ky vendim nuk preken ato mjete të cilat janë prodhuar të tilla nga fabrikat.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fund-makinave-te-te-forteve-me-xhama-te-zinj