Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Shkolla 9 vjeçare e fshatit Kuç në Himarë nuk do të hapë dyert të hënën për shkak të dëmtime të konsiderueshme që godina ka pësuar pas tërmetit 4.7 ballësh të regjistruar mbrëmjen e së premtes!
Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj teksa inspektoi situatën tha se shkolla do të qëndrojë e mbyllur deri në vlerësimin e rrezikut.
Mamaj: Ne do të pezullojmë mësimin në këtë godinë derisa të bëhen merimetimet dhe garancinë teknike nga inxhinierët.
60 banesa të fshatit kanë pësuar dëmtime. Por 5 janë në gjendje emergjente.
Banorët thanë se e kaluan natën tek të afërmit, ndërsa u tremben lëkundjeve të reja.
Për shkak të ngricave nuk kanë munguar as aksidentet. Një burrë ka pësuar fraktura pasi u rrëzua. Por siç tregojnë stafi mjekësor, urgjenca të tjera nuk kanë patur.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pasojat-e-termetit-ne-kuc-te-vlore