Në qytetin e Beratit, në ujrat e lumit Osum janë hedhur 15 të rinj, por kryqi është kapur nga një 16-vjeçar nga lagjia Goricë, Kostandin Musha.
Siç edhe ndodh çdo vit, për të riun që kap Kryqin e Ujit të Bekuar,Kisha dhe Mitropolia i dhurojnë në shenjë simbolike 500 mijë lekë (të vjetra) dhe ai me kryqin në dorë shkon në çdo shtëpi të lagjeve: Goricë,Mangalem e Kala, ku banorët i japin para për kryqin e bekuar që mban në dorë i riu.
Pas hedhjes së kryqit,të gjithë besimtarët e krishterë beratas, i drejtohen sërish Kishës së Shën Dhimitrit, për të mbushur bidona me ujë të bekuar, të cilin e marrin në shtëpi. Ata besojnë se ky ujë shërben për të shëruar shpirtrat dhe trupin,dhe pihet sa herë që janë të sëmurë.