Situata me reshjet e dëborës ka qenë problematike në qarqin e Kukësit, një nga zonat ku ka patur më shumë reshje. Për të pastruar rrugën, përveç Autoritetit Rrugor Shqiptar, duket se është mobilizuar edhe Bashkia e Kukësit. Një denoncim vjen nga faqja në Facebook, ?Fshati Shishtavec?, ku thuhet se banorët e kanë pastruar vetë rrugën, pasi kryetari Bashkim Shehu kishte shkuar me borëpastruese vetëm për ?show?.
?Sot Bashkia Kukes u zgjua nga gjumi dhe erdhi ne Shishtavec me gjithe bore-pastrusen dhe Sekretarin e Pergjithshem Bashkies Kukes Z.Bujar Mucmata. Por kjo ishte vetem per shoë dhe u kthyen prap ne zyrat e tyre ne Kukes pa e pastruar Rrugen. Sic e shikoni nga video, fshatarte kan dal zot vet rruges duke e pastruar me lopata mbasi Bashkia dhe Z.Mucmata refuzuan ta pastrojne.?-thuhet në postimin që shqërohet me një video ku duken banorët duke pastruar rrugën.