Kisha Ukrainase shpall pavaresine - News, Lajme - Vizion Plus

2019-01-05 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Patriarku ekumenik, Bartolomeu i Kostandinopojës ka nënshkruarnjë dekret që i jep pavarësi Kishës Ortodokse në Ukrainë duke i dhënë fund kështu mbi 330 vjet kontroll fetar të Rusisë në Ukrainë. Në ceremoninë e mbajtur në Stamboll ka qenë i pranishëm edhe presidenti ukrainas Petro Poroshenko. Dekreti apo ?tomosi?, do t?i dorëzohet më 6 janar kreut të ri të kishës ukrainase. Ngjarja u zhvillua në katedralen e Shën Gjergjit në stamboll.Kisha Orthodhokse e Ukrainës ka qenë nën Patriarkanën e Moskës për shekuj me radhë. Rritja e pavarësisë ortodokse të Ukrainës u intensifikua në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe separatistët e mbështetur nga Rusia vune kontrollin mbi një pjesë të madhe të territorit në ukrainën lindore.Konstandinopoja ka ndikim mbi më shumë se 300 milionë të krishterë orthodhoksë në mbarë botën.