Ora News - Harxhi për Gent Cakaj: Një djalë simpatik nga Kosova, ka shkruar fjalimet e Ramës

2019-01-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Për Edith Harxhin, Drejtore Ekzekutive e "Albanian Policy Center" dhe ish-zëvedësministre e Punëve të Jashtme, zoti Gent Cakaj është një djalë simpatik, por që për Ministrinë e Jashtme sipas saj do të duhej një figurë më e konsoliduar në aspektin jo vetëm të politikës së jashtme dhe të diplomacisë, por edhe në njohuritë e politikës së brendshme të Shqipërisë.

E ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Harxhi vlerësoi punën e zotit Cakaj në Shqipëri si zëvendësministër i Punëve të Jashtme por edhe si këshilltar në kabinetin e kryeministrit Rama.

Harxhi mandje tha se Cakaj ka pasur një detyrë të rëndësishme, siç është shkrimi i fjalimeve diplomatike për Kryeministrin.

Harxhi: Personalisht e njoh zotin Caka, është një djalë i ri simpatik nga Kosova, i cili ka shërbyer mjaft mirë këtu mendoj unë, kur ka punuar në kabinetin e kryeministrit Rama. Mesa di unë ai ka qenë këshilltar pranë kryeministrit, ka pasur dhe një pozicion kyç shumë të rëndësishëm që në SHBA është shumë i rëndësishëm, shkrimi i fjalimeve diplomatike të një kreu shteti që janë shumë të rëndësishme. Nuk mundet kurrë të akuzoj dikë që është emëruar në këtë pozicion për arsye sepse ai ose ajo është nga Kosova.

Përkundrazi mendoj se është një gjë shumë e madhe, shumë e mirë që dikush të jetë nga Kosova dhe të emërohet. Por në këto momente që është Shqipëria do të duhej një figurë më e konsoliduar në aspektin jo vetëm të politikës së jashtme dhe të diplomacisë, por edhe në njohuritë e politikës së brendshme të Shqipërisë, por edhe në njohuritë e rajonit në të njëjtën kohë.Sepse këto do të jenë pikat kryesore të një Ministri të Jashtëm të Shqipërisë.

Së dyti jemi para një sfide, hapja e negociatave në BE. Ministri i Jashtëm, kushdo që të jetë duhet të marrë parasysh që do të drejtojë jo vetëm ekipin negociator, megjithëse zoti Cakaj është emëruar si kryenegociator para disa muajsh nga Rama. Edhe këtë e shoh me dyshim sepse do të duhej një njeri me eksperiencë shumë të madhe me BE, por edhe në polikën e brendshme të Shqipërisë.Është pozicioni kyç i shtetit shqiptar pas atij të Kryeministrit, sidomos në këto momente kur ka sfida të tilla.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/harxhi-gent-cakaj-nje-djale-simpatik-nga-kosova-ka-shkruar-fjalimet-e-rames

Free Traffic Exchange