Këto kanë qenë fjalët" />
Këto kanë qenë fjalët"/>

Vrau gruan dhe kunaten, lihet ne burg autori

2019-01-05 1

"Jam penduar për krimin. Tani kam vetëm hallin e fëmijëve".

Këto kanë qenë fjalët e vetme të Gazmend Mustës përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda. 34-vjeçari akuzohet për vrasjen e bashkëshortes dhe kunatës së tij ngjarje e ndodhur në 2 Janar në Ballsh. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë arrest me burg për Mustën, kërkesë kjo që u pranua nga gjykatësja Marsela Balili. Sipas organit të akuzës, sherri mes çiftit Musta që përfundoi me dy viktimia ka nisur kur 31-vjeçarja Gentiana Caushaj i kërkoi bashkëshortit që të shkonte për vizitë në familjen e prindërve të saj. Kjo kërkesë është kundërshtuar nga Musta i cili në gjendje të dehur ka marrë thikën e bukës duke qëlluar disa herë Gentjanën dhe Melisën duke i lënë të vdekura në vend. Situata është sqaruar me detaje edhe nga vetë autori i pyetur nga propkurorët.

"I dyshuari Gazmend Musta shpjegoi në prani të mbrojtësit përpara prokurorit se vrasjen e bashkëshortes Gentjana dhe kunatës Melisa e bëri pasi këtë pasdite gruaja Gentjana i kërkoi që bashkë me të motrën të shkonin të shtëpia e prindërve të saj në Drizar/Mallakastër. Ai nuk qe dakort që ajo të shkonte atje, për këtë kanë debatuar me të madhe në familje, rreth orës 16:30, pas kësaj mori një thikë kuzhine dhe u qëlloi të dyjave, aty ku gjendeshin në divan, kjo ndodhi në prani të dy fëmijëve".

Nga ekspertiza ka rezultuar se Musta e ka goditur gruan 11 herë më thikë, ndërsa kunatën e ka qëlluar 17 herë, duke i shkaktur vdekjen. Pas krimit, Musta ka telefonuar babain e tij të cilit i ka treguar për ngjarjen. 34-vjeçari është dorëzuar bashkë me armën e krimit në komisariatin e Mallakastrës, ndërsa me vete kishte edhe 2 fëmijët e mitur. Sipas dëshmisë së familjarëve, mes çiftit Musta ka pasur konflikte edhe në të kaluarën.

Tv Klan