Ora News - Ngrica dhe temperatura të ulëta, ARRSH: Ja rrugët ku duhet të përdoren zinxhirë

2019-01-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Situata e rrugëve nga reshjet e dëborës duket se ka sjellë përmirësime në disa zona të vendit, por problematikat mbeten ende ekzistente në fshatrat e Vlorës apo Librazhd ku qarkullimi rekomandohet vetëm me zinxhir. Për shkak të ngricave të krijuara në qytetin e Korçës, ambulanca ka mbetur në rrugë.

Dita e shtunë ka sjellë përmirësime në qarkullimin e mjeteve në rrugët me dëborë. Kështu në zonën e Shkodrës në të gjitha akset rrugore qarkullimi bëhet pa zinxhirë.

Po kështu edhe rrugën Korçë-Voskopojë. Megjithatë në qytet ngricat kanë sjellë probleme në qarkullimin për një nga ambulancat.

Përmirësime ka pasur situata edhe në Gjirokastër, megjithatë disa akse rrugore mbeten ende problematike.

Në bashkine Tepelenë rrugët kalohen vetëm me zinxhirë. Po ashtu lëvizja e mjeteve duhet të kryhet me zinxhirë në pjesën fundore të aksit Ura e Cerenecit-Steblevë.

Drejtuesit e mjeteve këshillohet të vendosin zinxhir në orët e para të mëngjesit në akset Qafë Bualli - Krastë, Kukës-Ura e Zapodit, dhe Kukës-Bushtricë, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në aksin Librazhd-Steblevë, në segmentin Lunik-Stebleve qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë. Qarkullimi kryhet me zinxhir edhe në aksin Boboshticë-Dardhë, Qafë Qarri-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë.

Në zonën e Vlorës situata ka sjellë përmirësime në Llogara ku qarkullimi bëhet pa zinxhirë, ndërkohë problematike mbetet segmenti rrugor Kote-Vranisht- Kuç i cili është i kalueshëm vetëm me zinxhirë. Prefekti Flamur Mamaj kërkoi marrjen e masave nga grupet e punës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ngrica-dhe-temperatura-te-uleta-arrsh-ja-rruget-ku-duhet-te-perdoren-zinxhire