Ora News - BB dhe FMN parashikojnë rënie të ekonomisë në 2019-2020

2019-01-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Pavarësisht pritshmërive pozitive të ministrit të Financave parashikimet e institucioneve ndërkombëtare parashikojnë ngadalësim të ritjes ekonomike në Shqipëri. Sipas Bankës Botërore Shqipëria gjatë 2019-2020 parashikohet të ketë një rritje ekonomike rreth 3.5%.

Ndërkohë që Kosova pritet të ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon në dy vitet e ardhshme duke kapur nivelin 4.5%.

Sipas Bankës Botërore në 2020 performacën më të mirë ekonomike parashikohet ta kenë Kosova, Serbia dhe Bosnje Hercegovina duke e renditur Shqipërinë në vend të katërt në rajon përsa i përket ecurisë ekonomike. Po ashtu edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që në 2019-ën rritja e ekonomisë shqiptare të ngadalësohet në 3.7 përqind e kushtëzuar kryesisht nga përfundimi i dy investimeve të mëdha, Gazsjellësi Transadriatik dhe kaskada e Devollit.

Në raport me shtetet e tjera të rajonit, sipas FMN Shqipëria pritet të ketë të njëjtin nivel të ecurisë ekonomike me Kosovën e Serbinë duke tejkaluar vetëm Bosnjën ,Kroacinë dhe Malin e Zi.

Ekspertët kanë rezerva përsa i përket faktorëve që kanë sjellë rritje ekonomike mbi 4% këtë vit. Kjo pasi në Shqipëri rritja ekonomike nuk është e bazuar në sektorët me teknologji të lartë, në inovacione në prodhimin apo eksportet.

Ekonomia shqiptare është gjatë 2018 është rritur vetëm nga Kontributi i prodhimit të energjisë elektrike dhe nuk ka impakt në zgjerimin e punësimit apo të nivelit të jetesës së qytetarëve shqiptarë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bb-dhe-fmn-parashikojne-renie-te-ekonomise-ne-2019-2020