KUKËS- Një banesë pesë katëshe në lagjen Nr. 5 është përfshirë nga flakët këtë të shtunë, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Zjarri dyshohet paraprakisht se është prodhuar nga një shpërthim i një bombole gazi.
Zjarrëfikësja mësohet se ndodhet në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.