Fran Frrokaj flet për herë të parë për 'Ranën e Hedhun': I mohoj akuzat

2019-01-04 2

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj ka folur për herë të parë për akuzat e ngritura ndaj tij, në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e "Ranës së Hedhun" në Shëngjin.

Gjatë një komunikimi me gazetarërt, Frrokaj i ka quajtur banale akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa është i bindur për pafajësinë e tij në lidhje me çështjen në fjalë.

?Jam i gatshëm ta vazhdoj këtë aksion për shkak të një fakti, që të gjitha akuzat që janë bërë ndaj meje i kam konsideruar jo politike por banale. Unë besoj tek drejtësia, në pjesën e marrëdhënies me mua. Pastaj në pjesën e përgjithshme e shikojmë sesi po trajtohet, po besoj që në punën si kryetar bashkie, si kryetar komune, si shef e në pozicione të tjera, është goxha e vështirë të gjesh argumenta për të dënuar Fran Frrokaj. Nëse ata do t?i kërkojnë kaq fort, prapë nuk do t?ia dalin, nuk do ta dënojnë dot.

Fran Frrokaj, Kryebashkiaku i Lezhës
Proçesi gjyqësor nuk e pengon për të rikandiduar për një mandat të dytë, ndaj Frrokaj nuk e fsheh këtë ambicie për të qenë sërish në krye të Bashkisë Lezhë.

Unë dhe të gjithë ne e dimë se përse është bërë kjo ndërhyrje, por që nuk do t?ia jap kënaqësinë që të mos jem kandidati. Unë nuk është se i vetofrohem, jam tashmë në këtë pozicion dhe në sqarimin e rrethanave do të vazhdoj pozicionin. Lejohet kandidimi, unë nuk jam i dënuar me dënim të formës së prerë.

Fran Frrokaj, Kryebashkiaku i Lezhës
Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzen e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë. Hetimet për çështjen në fjalë kanë përfunduar dhe dosja ka përfunduar për gjykim në Gjykatën e Lezhës.

Krahas Frrokajt, mes 20 personave të marrë të pandehur ka qenë edhe xhaxhai ish-deputetit të PS Arben Ndoka, Gjon Ndoka. Ky i fundit është akuzuar për tjetërsim të pronave në Kune dhe Mal të Recit në Lezhë. Mes të pandehurve është konstatuar edhe emri i Bledar Caras, ish-kryeregjistruesit të hipotekës Lezhë, që dilte në përgjimet e bëra nga prokuroria e Krimeve të Rënda edhe për dosjen e arrestimit të 44 personave