Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ndryshimet e temperaturave dhe uljet e ndjeshme të tyre gjatë kësaj jave, kanë sjellë shtimin e numrit të fëmijëve të prekur nga gripi dhe virozat.
Fluksi i fëmijëve të të gjitha moshave ka ardhur në rritje në Repartin e Pediatrisë së Spitalit Rajonal të Beratit, ku kjo javë është shoqëruar me një shtim të madh të rasteve.
Vetëm gjatë kësaj jave numri i vizitave ka arritur në 50 në ditë. Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, Vladimir Kumaraku bën me dije se temperaturat e larta që po shfaqin fëmijët në këtë fazë tregojnë se kemi të bëjmë me një situatë virale.
Vladimir Kumaraku: "Jemi në pritje të zhvillimeve që do të marrë situata epidemologjike në varësi të nivelit të temperaturave ose faktorëve atmosferikë. Këshillat e mia janë që prindërit duhet të ndjekin me vëmendjen ndryshimin e faktorëve atmosferikë, të mos lëvizin shumë dhe të mos ketë grumbullime, sepse grumbullimi i fëmijëve favorizon përhapjen e virozave."
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fluks-femijesh-te-semure-me-grip-e-viroza-ne-berat