Jetonin në kushte shumë të vështira jetese, në një shtëpi gërmadhë me dërrasa të kthyer në një kasolle, aty ku familja e vjetër e Xhevat Buzanit ka jetuar 15 vitesh në Librazhd .
Por, familja Buzani në Çercan të Librazhdit kësaj here kishte për vizitë një mik të veçantë këtë fillim viti të ri për urim dhe për festën e shtëpisë së re.
Përmes një postimi në profilin e tij të rrjetit social, Taulant Balla ka publikuar një video gjatë vizitës në shtëpinë e re në familjen Buzani, e cila deri para pak kohësh jetonte në një ?shtëpi? tërësisht jashtë funksionit për të qenë një banesë ku një familje mund të jetonte.