http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paralajmeron se 2017 nuk do te perseritet me e asnje parti nuk do te regjistrohet si garuese ne zgjedhje pertej afateve te parashikuar ne kodin elektoral.Ne komunikimin e pare per mediat, apeli i KQZ ka qene per partite politike te cilave u ka kerkuar te respektojne afatet e kodit elektoral qe nisin nga muaji mars.Sipas ligjit partite duhet te regjistrohen per te marre pjese ne zgjedhje deri ne 21 prill, ndersa koalicionet deri ne 1 maj; dhe Komisioni Qendror I Zgjedhjeve e ka bere te qarte se precedenti I 2017 kur marreveshja mes Rames e Bashes doli mbi kuadrin ligjor nuk do te perseritetDRILONA HOXHAJZEDHENESE E KQZNëse partitë politike nuk respektojnë afatin e parë, ato nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019. Nëse nuk respektojnë afatin e dytë, ato nuk mund të konkurrojnë si koalicione zgjedhore. Në të shkuarën KQZ -ja është kritikuar nga misionet vëzhguese ndërkombëtare për regjistrimin e subjekteve zgjedhore përtej afateve ligjore, ndaj është veçanërisht e vendosur këtë herë që të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në aplikimin për regjistrim.Afatet qe tradicionalisht nuk zbatohen nga partite jane ato qe kane lidhje me caktimin e komisionereve te cilet nderrohen edhe pak ore para zgjedhjeve, ndersa shkelja e afatit te regjistrimit te partive deri tani ka vetem nje precedent, zgjedhjet parlamentare te vitit 2017.Por deri me tani ajo qe eshte e qarte eshte se te dyja partite e medha PS e PD do te synojne te hyjne ne zgjedhje me koalicion. PD e ka shpallur se do te garoje me LSI e me te gjitha partite e tjera te frontit opozitar te cilave te fundmi i eshte bashkuar edhe PDIU.Ne kampin tjeter edhe socialistet synojne te krijojne koalicion per betejen e 30 qershorit. Nje prej vendimeve qe asambleja e 28 dhjetorit mori, ka te beje pikerisht me rindertimin e Aleances per Shqiperine Europiane. Sipas kalendarit te miratuar nga forumi socialist nga janari, PS do te nise takimet me aleatet e saj jashte parlamentit dhe ne 15 mars parashikohet qe te nenshkruhet marreveshja e koalicionit.