Zaev: Jam gati të hapim kufirin Shqipëri-Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

2019-01-04 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Deklarata e kryeministrit Edi Rama për hapjen e kufirit edhe me Maqedoninë ka gjetur mbështetjen e Shkupit zyrtar.Në konferencën e fundvitit, Rama sqaroi propozimin e tij për marrëdhënie të re në kalimin e njerëzve dhe mallrave në gjithë rajonin31 DHJETOR 2018EDI RAMA-KRYEMINISTER I SHQIPERISE Të njëjtën marrëveshje, ne do t?i propozojmë Maqedonisë, të njëjtën marrëveshje do t?i propozojmë edhe Malit të Zi, të njëjtën marrëveshje uroj dhe shpresoj më herët se vonë, ta kemi edhe me Serbinë, kuptohet nga ana e Kosovës. Ne nuk mund të vazhdojmë me historinë e një kufiri kaq viskoz mes Shqipërisë dhe Kosovës, është e pamundur.Për kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev deklarata e Ramës është e mirëseardhur. Ai theksoi se do të dëshironte të bënte të njëjtën gjë .ZORAN ZAEV-KRYEMINISTER I MAQEDONISEUne do ti hapja te gjithe kufinjte menjëherë ashtu si ne Evrope. Besimin qe kemi ndaj njeri-tjetrit ta shkembejme. Ate qe po e bejme me ?One stop shop? ne Tabanovc me Serbine dhe ne Qafthane me Shqiperine, do te thote besim ndaj institucioneve te Serbise dhe Shqiperise per shqyrtimin e mallit qe vjen në Maqedoni.Sipas Zaev, në fakt, kjo ide do të sillte edhe përfitime të mëdha ekonomike dhe do të ishte në të mirën e qytetarëve të të gjitha vendeve të rajonit.

Free Traffic Exchange