Rama: 2019, mbështesim shkollat profesionale - News, Lajme - Vizion Plus

2019-01-04 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mijëra biznese shqiptare sipas kryeministrit Rama do të fitojnë më shumë këtë vit.Ndryshimet pozitive vijnë pas ndryshimeve fiskale që hynë në fuqi nga data 1 janar.Gjatë vizitës në një biznes privat, shefi i qeverisë foli për ulje të taksave, duke iu dhënë mundësi bizneseve të kenë një xhiro vjetore më të lartë.Sipërmarrësit vijojnë të kenë probleme me mungesën e profesionistëve. Për këtë arsye kreu i qeverisë siguroi se do të rritet numri i studentëve që do të ndjekin shkollat profesionale.Në paketën e re fiskale të miratuar fundvitin e kaluar, qeveria ndërmori disa masa që sipas Ramës do t?i japin më shumë frymëmarrje biznesit në të gjitha kategoritë e tij.