Report TV - Vrasja e trefishtë, agjentët e krimeve kontroll në aksin Elbasan-Peqin

2019-01-04 2

Gjashtë ditë nga vrasja e trefishtë në Elbasan, ende nuk ka asnjë të arrestuar nga policia. Nisur nga dinamika, por edhe mënyra e ekzekutimit, vrasësit kanë qenë me pagesë dhe profesionistë, pasi nuk kanë lënë asnjë gjurmë duke e bërë shumë të vështirë identifikimin e tyre.

Ngjarja ndodhi në hyrje të Elbasanit, pranë Metalurgjikut, teksa autorët i ndoqën dhe i vranë tre personat Endrit Alibej, Arben Dylgjerin dhe turku Erdal Durunayn (lexo këtu). Sipas të dhënave nga grupi hetimor autorët dyshohet se u larguan në drejtim të Peqinit pas ekzekutimeve me breshëri kallashnikovi. Pas kontrollit të vendit të ngjarjes, gazetari i Report Tv në Elbasan, Aldo Kozarja raporton se katër agjentë të Krimeve të Rënda kanë bërë ditën e sotme një kontroll në këmbë përgjatë aksit Elbasan-Peqin për gjurmë të mundshme të autorëve.

Free Traffic Exchange