http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë Jorgos Katrugalos gjatë një interviste radiofonike foli dhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë që ai i konsideroi të ngrira.I pyetur mbi ministrin e ri të jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, kryediplomati grek anashkaloi komentet, por shtoi se ftohja e marrëdhënieve vjen kryesisht nga problemet e brendshme të Shqipërisë.?Negociatat me Shqipërinë kishin përparuar shumë në të gjitha çështjet e hapura dhe pikërisht në momentin kur prisnim të kishim konkluzionet e këtij rrugëtimi të mirë, në festën kombëtare të Greqisë më 28 tetor, kishim ngjarjen shumë të trishtueshme ?Kaçifa?. Më pas, për arsye që kryesisht kanë të bëjnë me skenën politike vendase të shtetit fqinj sipas vlerësimit tim, kishim një ftohje të klimës e cila mendoj se është krejtësisht e kthyeshme. Përpjekja jonë është pikërisht të kthejmë nivelin e diskutimit në pikën ku ishte dhe të shkojmë drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjeve.?Por Katrugalos nuk harron të përsërisë kushtet e Greqisë për integrimin europian të Shqipërisë.?Ne jemi në favor të perspektivës europiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por me cilin kusht? Me kushtin që do të respektojnë pikërisht legjislacionin e Bashkimit Europian. Kjo për Shqipërinë nuk do të thotë vetëm ndryshime në shtetin e së drejtës, por edhe mbrojtje të minoritetit tonë. Prandaj, fenomenet e tilla si kjo e fundit, që kishte në thelb konfiskimin e pronës së minoritarëve tanë në zonën e Himarës, janë ndër gjërat që vendi fqinj duhet ti rishikojë.?Për finalizimin e negociatave me Greqinë çështja kryesore e mbetur pezull është pakti për kufirin detar.