Bllokohet për dy javë autostrada Tiranë-Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

2019-01-04 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Autostrada Tiranë - Durrës, aksi me qarkullimin më të madh në Shqipëri, eshte bllokuar që nga ora 5 e mëngjesit të kesaj te premtejeKalimi i automjeteve në një segment kryesor të saj do të jetë i ndaluar për mëse dy javë, për shkak të punimeve që do të kryhen.Ndërhyrja emergjente parashikon ndërtimin e dy tombinove rrethore në autostrade, në pjesën nga Tirana deri në Qafë Kashar, pranë kthesës së Rinasit.Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor sqaruan se duke nga kjo e premte, data 4 Janar 2019 nis puna për përmirësimin e situatës së përmbytjeve me ndërtimin e tombinove në kilometrin 6 të rrugës.Punimet parashikohet të realizohen sipas grafikut te punimeve të miratuar, dy javë, por ato mund të zgjasin, për shkak edhe të kushteve të motit.Me bllokimin e hyrjes së autostradës, policia dhe Autoriteti Rrugor kanë vendosur sinjalistikë provizore në akset dytësore. Pikërisht në këto rrugë do të devijohet trafiku për të mos krijuar kaos.Kështu, Autostrada Tiranë-Durrës, nga Mbikalimi i Kamzës deti te mbikalimi i Qafë Kasharit eshte  mbyllur plotësisht.Trafiku eshte  devijuar për të gjitha mjetet në rrugën dytësore, të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje.Ndërsa ata që duan të kalojnë drejt veriut ose jugut, mund të zgjedhin rrugë alternative nga Kamza ose nga Ndroqi dhe Elbasani.

Free Traffic Exchange