Ora News - Iu dëmtua shtëpia nga rrëshqitja tokës, familja Lena prej 1 viti jeton në çadër

2019-01-04 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Anëtarët e familjes Lena në Përrenjas detyrohen të jetojnë në çadër prej më shumë se një viti, si pasojë e dëmtimit të shtëpisë nga një rrëshqitje masive e tokës.

Nga frika e shembjes së shtëpisë pjesëtarët e familjes janë të detyruar të flenë në çadër edhe pse dimri në fshat është shumë i ashpër. Merjeme Lena thotë se ajo shtëpi është bërë e pabanueshme.

Merjeme Lena: "Po të flemë brenda është frikë e madhe, se na zë shtëpi poshtë. Jam vetë i shtati. Djali, nusja dhe nipi i vogël jetojnë me qira. Unë së bashku me dy çunat dhe bashkëshortin jetojmë në çadër."

Për këtë problem kryetarja e bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira bën të ditur se situatën e ka referuar në prefekturën e qarkut të Elbasanit por nuk po veprohet, pasi e pengojnë disa procedura burokratike.

Miranda Rira: "Gjendemi përballë një çmendurie nga ana e Prefektit, i cili e kthen aktin dhe njëherë. Ky person që e ka me certifikatë pronësie nuk mund të ndërtojë për 100 arsye të tjera."

Pak ditë më parë shtabi i emergjencës ka parë nga afër gjendjen e shtëpisë në fshatin Fanj, njësia administrative Qukës dhe ka urdhëruar pjesëtarët e familjes Lena të mos jetojnë më në atë shtëpi, duke e cilësuar të pabanueshme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/iu-demtua-shtepia-nga-rreshqitja-tokes-familja-lena-prej-1-viti-jeton-ne-cader