Ju Flet Moska: Viti 2019 në Shqipëri, Kosovë, Ballkan dhe botë

2019-01-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Sapo ka nisur një vit i ri, i cili është ende në fillim dhe është një dosje me diçka mbi 360 fletë të bardha, të cilat presin të mbushen me ngjarje. Sigurisht autori i ngjarjeve që vë në lëvizje shoqërinë me mendimet e saj për mirë apo për keq, në të gjitha aspektet është politika.

Në këtë kuptim, bëhen dhe parashikime se çfarë do të ndodhë gjatë këtij viti. Duke pasur parasysh ato piketa që kemi për ngjarje që do të ndodhin, mund të bëjmë disa parashikimi. Në Shqipëri është lëvizja studentore, e cila u ndërpre përgjysmë. Ky ishte vendimi i studentëve dhe pritet të fillojë nga fillimi i vitit në një mënyrë apo në një tjetër. Ngjarja më e madhe politike në vend do jenë zgjedhjet politike të 30 qershorit, të cilat kanë rëndësi, jo thjesht kush do qeverisë bashkitë e vendit. Do të hedh një dritë mbi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Pritet SPAK, Gjykata Speciale SPAK, Prokuroria Antikorrupsion, Loja Kombëtare e Hetimeve, Gjykata Speciale Antikorrupsion. Pyetja është, "A do të emërohen anëtarët e tyre brenda këtij viti?", dhe ky është një proces i vështirë. Pra, a do mund të nisin hetimet, të marrin atë kohën e duhur për të krijuar dosjet e tyre që pastaj të kemi procese të bujshme kriminale kundër "peshqve" të mëdhenj, siç ka thënë ambasadori amerikan që u largua.

Nëse agjentët SPAK dhe Lojës Kombëtare të Hetimeve hynë në axhendën politike, pra hynë në vitin zgjedhor 2021, në vitin e zgjedhjeve parlamentare dhe bëjnë arrestimet e tyre. Rrezikojnë të kompromentohen politikisht, ndonëse duhet koha e duhur për këtë.

Marrëveshja Kosovë-Serbi është një ngjarje e madhe në rajon që pritet të ndodhë këtë vit. Unë kam besim se do të ndodhë e plotë me ndonjë marrëveshje për ndryshimin e kufijve. Ky besim më vjen sepse administrata e tanishme amerikane e Presidentit Trump hyn në vitin e tretë këtë vit, pra në vitin e parafundit të mandatit pa një arritje të madhe. Takimi me liderin koreano-verior është një hapje, por nuk pritet të arrihet një marrëveshje për nuklearizimin e Koresë, pra heqjen e armëve bërthamore. Nuk pritet të arrihet brenda këtij mandati të Trumpit, madje vështirë dhe me një mandat të dytë. Me Iranin, po gjithashtu, vështirë se regjimi i Iranit do ti nënshtrohet Trumpit prej sanksioneve të tij.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-viti-2019-ne-shqiperi-kosove-ballkan-dhe-bote