Debora dhe ngricat mberthejnë Shqiperine

2019-01-03 0

Korça dhe Dibra janë dy qarqet më të goditura nga reshjet e dëborës në 24 orët e fundit. Në Dardhë dëbora ka arritur 40 cm trashësi, ndërsa në zonat e tjera janë regjistruar 15-20 cm reshje bore. Prezenca e akullit në rrugë bën që në akset Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe Qafa e Qarrit lëvizja të bëhet vetëm me zinxhirë.

Në qarkun e Dibrës dëbora ka arritur në 15 centimetra. Aksi kombëtar Peshkopi-Tiranë është i kalueshëm pasi është hedhur kripë. Situata paraqitet problematike në zonat malore. Në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd kalimi bëhet vetëm me zinxhir. Ndërsa aksi Peshkopi-Kala e Dodës ka prezencë akulli.

Në fshatrat e Lurës, Selishtës , Ostrenit e Klenjës në Bulqizë trashësia e borës shkon në 20 cm. Temperaturat kanë zbritur minus disa gradë edhe në Kukës. Të gjitha akset nacionale janë të kalueshme dhe pa probleme.

Në Rrugën e Kombit kompanitë sipërmarrëse hedhin vazhdimisht kripë. Problematike situata paraqitet në rrugët rurale dhe në fshatrat e zonave malore të Shishtavecit, Arrnit, Topojanit, Grykecaje, Kalis e Lekbibaj.

Ngrica dhe akull është konstatuar në aksin kryesor në Qafë Thanë, por qarkullimi vazhdon pa problem me zinxhir. Po kështu akset që lidhin Prrenjasin me Sopotin, Gramshin me Lenien, Poroçanin, Skëndërbegasin, kanë probleme me ngricat.

Edhe në qafën e Llogarasë ka vështirësi në qarkullim për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dëborës.

Free Traffic Exchange