Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Drita jeshile e dhënë nga NATO për ndërtimin e një baze ajrore në Kuçovë, padyshim që ishte një nga lajmet më të mira për vitin që lamë pas.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i ftuar në Ora News tha se aktualisht jemi në një proces teknik.
Edhe pse projekti nuk është i karakterit luftarak, Koçi nuk përjashtoi shfrytëzimin e bazës për operacioneve të tilla nëse NATO do të ketë nevojë.
Petro Koçi: Jemi në një proces teknik mes Forcave tona të Armatosura, Ministrisë së Mbrojtjes dhe ekipeve teknike të NATO-s. Ai do të jetë një projekt gradual dhe ka një rëndësi të madhe, së pari rëndësi politike. Dëshmon rëndësinë që ka Shqipëria në rajon sa i përket politikave të sigurisë së NATO-s, dëshmon edhe besimin që ka NATO në një vend anëtar si Shqipëria. Nga ana tjetër do të ketë rëndësi të madhe ushtarake sepse do të ndihmojë forcën tonë. Ajo është një bazë taktike e NATO-s, është për furnizim. Natyrisht do të shërbejë dhe për operacione të mundshme të NATO-s kur do të ketë nevojë për forcat e veta të ulen në Shqipëri për tu furnizuar apo qoftë dhe për të ndaluar për një moment të caktuar. Do të shërbejë dhe për stërvitje, operacione taktike, por pse jo dhe operacione luftarake nëse do të jetë e nevojshme.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/n-ato-baze-ajrore-ne-kucove-ushtria-shqiptare-pa-avione-ushtarake-dhe-tanke