Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Autoriteti Rrugor Kombëtar informon për gjëndjen e rrugëve sot në të gjitha akset rrugore.
Në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur reshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga kontraktorët dhe është bërë kriposja dhe pastrimi i rrugës nga bora.
Rrugët që rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhir janë: Qarku i Korçës (Boboshticë-Dardhë, Korçë Voskopojë, Korçë-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë), Qarku i Kukësit (Lusen-Domej).
Në Rajonin Verior Shkodër: Reshje bore ka pasur në Qarqet Kukës, Dibër dhe Shkodër. Në akset e Tropojës ka reshje të dobëta bore.
Në akset e Dibrës, Kuben-Vasie, vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen.
Në aksin Ura e Cerenecit-Stebleve, bore arrin trashësinë 15 cm. Po punohet me fadroma për pastrimin dhe kriposjen. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
Në akset e Kukësit, Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, po punohet për pastrim dhe kriposje. Qarkullimi kryhet pa probleme.
Në Rajonin Qendror Tiranë. Në akset e Dajtit ka reshje të pakta bore dhe prezencë akulli.
Në segmentet fundore të Qafë Priskë-Qafë Mollë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Në aksin Librazhd-Stebleve, në segmentin fundor të tij në Lunik - Stebleve, ka rresh 15 cm borë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: reshejt e rëna gjatë natës, kanë bërë që edhe pas punës së kontraktorëve për pastrimin dhe kriposje, akset e Qarkut të Korçës të qarkullohen me zinxhirë.
Përdoruesit e rrugës të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirë në rrugët për të cilat njoftuam që qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bore-dhe-akull-akset-ku-duhet-te-beni-kujdes-dhe-ku-duhet-te-kaloni-me-zinxhire