Prania e opozitës në dy seancat plenare të fund Dhjetorit për të përqafuar kauzën e studentëve apo për të mbështetur nismën e saj për vettingun në politikë nuk ishte rikthim i saj në jetën parlamentare.
Ndonëse nuk ka ende një vendim të aleatëve dhe grupit të demokratëve për marrëdhëniet me Kuvendin apo qeverinë, burimet pranë selisë blu i thanë Tv Klan se opozita do të vazhdojë marrëdhënien e kushtëzuar edhe në sesionin e ri parlamentar që nis javën e tretë të Janarit. Lulzim Basha e kishte paralajmëruar.
Ishin jo të paktë ata që e panë praninë në Parlament pas 6 muajsh bojkot si lëvizje për të shpëtuar mandatet e deputetëve.
2019-a nuk pritet të sjellë ndryshime. Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për dialog në Parlament, mënyra se si u mbyll 2018-a në nuk paralajmëron të reja.
Me një opozitë jashtë Parlamentit, me një reformë zgjedhore gati në të dështuar, shanset e një normaliteti politik zerohen. Ndërsa tensioni mund të rritet teksa politika do të jetë e fokusuar 6 muajt e parë të vitit tek zgjedhjet lokale të Qershorit.
Tv Klan