Wieland: Ndryshimi i kufijve Kosovë - Serbi jo ide e mirë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-01-03 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, në një takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, është shprehur se mundësia e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës e Serbisë, nuk do të ishte ide e mirë.Gjithashtu në këtë takim është diskuuar edhe në lidhje me sfidat me të cilat pritet të përballet Kosova gjatë vitit 2019.Zëvendëspresidenti Wieland tha se arritja e një marrëveshjeje përmes ndryshimit të kufijve nuk do të ishte ide e mirë.?Pothuajse fjalë për fjalë i thash kryeministrit tuaj se në momentin e parë që kam dëgjuar që njerëzit po propozonin ndryshimin e kufijve duke u bazuar në disa marrëveshje, unë isha shumë i dëshpëruar, por u ndjeva shumë i lumtur nga qëndrimi i kancelares Angela Merkel dhe të koalicionit tonë qeverisës që e sqaruan se ne nuk mendojmë se është një hap i mirë për të ndryshuar kufijtë?.Gjithashtu Wieland në fjalën e tij ka bërë thirrje të mos premtohen afate për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.Ndërkohë që ka theksuar se nuk mund të thotë një gjë konkrete se kur mund të bëhet ndodhë një gjë e tillë, meqë disa qeveri nëpër Evropë ende nuk janë bindur për të hequr vizat për qytetarët e Kosovës.