Ora News - E rëndë në Ballsh, burri i dehur vret me thikë gruan dhe kunatën

2019-01-02 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një krim në familje ka tronditur qytetin e Ballshit pasditen e sotme, në ditën e dytë të Vitit të Ri.

34-vjeçari, Gazment Musta, në gjendje të dehur ka vrarë me thikë gruan e tij Gentjana Çaushaj dhe kunatën Merisa Çaushaj (motrën e gruas).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të tij.

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend" sqaron policia.

Mësohet se Gazment Musta jetonte dhe punonte në Greqi dhe ishte kthyer pranë familjes në Ballsh për festat e fundvitit.

Çifti i bashkëshortëve janë prindër të dy fëmijëve të mitur 3 dhe 7 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Sherri mes bashkëshortëve që përfundoi në vrasje

Nga informacionet paraprake mësohet se kunata 18-vjeçare e Mustës, kishte shkuar në shtëpinë e motrës së saj për të konsumuar një drekë në kuadër edhe të vizitave për Vitin e Ri.

Më pas Merisa Çaushaj së bashku me motrën e saj Gentjanën, njëherësh bashkëshortja e Mustës, kanë dashur të shkojnë në shtëpinë e prindërve të tyre.

Në konflikt e sipër 34 vjeçari nuk e ka lejuar gruan e tij të largohet dhe më pas situata ka degraduar deri në përdorimin e thikës që la pas dy viktima.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/e-rende-ne-ballsh-burri-vret-me-thike-gruan-dhe-kunaten