Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Përcaktimi i datave të provimit për maturën shtetërore janë udhëzimet e fundit të firmosura prej ministres Lindita Nikolla pak ditë para se të shkarkohej nga detyra.
Sipas përcaktimeve do të jenë katër data në dispozicion të gjimnazistëve.
Në 7 qershor si për maturën e përgjithshme dhe për shkollat profesionale do të jepet Gjuha e Huaj.
Në datën 12 qershor do të jetë Gjuha Shqipe
Në datën 17 qershor do të realizohet teza e Matematikës.
Sa u përket lëndëve më zgjedhje provimi do të jetë në datën 24 qershor dhe po në këtë datë do të realizohet teza e teorisë profesionale të integruar.
Në dispozicion të nxënësve do të jenë dy orë e 30 minuta për të përfunduar provimin.
Për hartimin e fondit të pyetjeve për provime do të përzgjidhet një grup ekspertësh, ndërsa teza me pyetjet finale, si çdo vit do të zgjidhjet automatikisht.
Sipas udhëzimit drejtoritë e shkollave janë të detyruara të zhvillojnë konsultime për maturantët gjatë orëve të mësimit.
Të drejtën e provimit do të kenë dhe nxënësit ngelës nga vitet e shkuara, por që më parë duhet të kenë dhënë provimet e lëndëve. në këtë rast drejtoritë arsimore do të duhet të informojnë nxënësit. nga data 6 janar maturantët do të kenë të drejtën të plotësojnë formularin për përcaktimin e lëndëve me zgjedhje
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lindita-nikolla-firmosi-datat-e-provimeve-te-matures-pastaj-u-largua