Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Korça mirëpret çdo ditë vizitorë të shumtë nga e gjithë Shqipëria që preferojnë të kalojnë ndërrimin e viteve në atmosferën festive të qytetit juglindor.
Por nga ana tjetër, realiteti ekonomik i shumë familjeve korçare ua pamundëson atyre shtrimin e një tryeze të bollshme festive.
Vështirësitë ekonomike janë të mëdha aq sa banorët detyrohen që për të siguruar mbijetesën të shtrijnë dorën dhe të shënojnë emrat në listat e borxheve të dyqaneve dhe marketeve.
Fadil Zeneli, pronar i një minimarketi prej 20 vitesh, tregon për Ora News sesi njerëzit në pamundësi ekonomike shënojnë pothuajse çdo ditë emrin në fletoren e borxheve.
Zeneli: Gjysma e lagjes merr me listë. Ka që i sjellin në fund të muajit kur marrin pensionet, asistencën. Dy familje i kam që janë në punë, punojnë fshesaxhi dhe i sjellin në fund të muajit kur marrin rrogë. Pjesa më e madhe pastaj dhe i vonojnë me 2-3 muaj.
Sipas tij, shifra e borxhit të qytetarëve kap vlerën e 1 milion lekëve ndërsa banorët nuk blejnë asgjë më shumë përveç kafshatës së gojës.
Rastësisht takojmë një kryefamiljar me një familje të madhe prej 9 anëtarësh. Ai prej vitesh siguron bukën e gojës duke marrë borxh. Të ardhurat e tij janë minimale, ndërsa borxhi shumë i lartë.
"Ne jemi 9 persona në shtëpi. Me listë kam marrë, kam 200 mijë lekë te Fadili. Asistencën ma prenë.Një vit e gjysmë që u bë kjo rrëmuja. Tani marr 6%, 30 mijë lekë. Nuk ka një muaj që i mori nusja.Tani presim 30 mijë lekëshin e shpërblimit të Vitit të Ri që ti marr dhe të laj borxhin këtu te Fadili".
Kjo situatë gjendet dhe në qytetin e Fierit, ku listat e borxheve nuk mungojnë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/feste-me-borxhe-ne-fier-dhe-korce-blihen-ushqime-me-liste