Ora News - Dy djem, fëmijët e parë të 2019 në Tiranë

2019-01-01 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Dy bebe meshkujt janë të lindurit e parë në kryeqytet. Në maternitetin "Koço Gliozheni" ka ardhur në jetë Aleks Radheshi, dhe është fëmija i tretë në familje, pas 2 motrave të tij, Alesia dhe Aurora.

Madje Aleksi ka marrë bonusin e parë, të cilin ia dha nënës kryeministri Edi Rama.

Elis Goga është fëmija që ka lindur në maternitetin "Mbretëresha Geraldine" dhe është fëmija i parë edhe në familjen e tij.

Prindërit e tij folën për lumturinë e jashtëzakonshme që solli ardhja e djalit.
"Ishte periudha më e bukur e jetës tonë. Me shumë emocione, që kulmuan sot", u shpreh nëna e Elisit

"Uroj që Elisi të rritet i shëndetshëm dhe plot dashuri. Të gjithë shqiptarët të kenë fat, shëndet dhe lumturi siç patëm ne në këto momente të para të 2019", tha babai i Elisit.

Edhe në Lushnjë dhe Fieri fëmija i parë ishte një djalë.

Në Kosovë fëmija e parë është një vajzë.

Mjekët kanë bërë të ditur se bebet gëzojnë shëndet të plotë ashtu si edhe nënat.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lind-djale-femija-i-pare-2019