Rama, çeqe për tre fëmijët e parë të 2019: Na erdhën fiks për politikën e re të Bonusit!

2019-01-01 0

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social "Instagram" se në ditën e parë të vitit 2019 ka shpërndarë çeqet për tre foshnjet e para të lindura gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Përmbi fotos ku duket sëbashku me njërën nënë që ka sjellë në jetë një nga fëmijët e parë të këtij viti në maternitetin "Koço Gliozheni", Rama ka bërë të ditur se Aleksi, vëllai i dy motrave, si fëmijë i tretë, do të përfitojë 120 mijë lekë të reja.

Ndërsa vajza që ka ardhur pas tij, si fëmijë i dytë në familje, do të përfitojë 80 mijë lekë të reja. Sa i takon familjes së tretë që ka sjellë në jetë po një vajzë, do të përfitojë 40 mijë lekë të reja.

"Tre të parët kanë ardhur fiks si për të ilustruar politikën e re të Bonusit të Bebes. GEZUAR e me shëndet e mbarësi, të gjitha çifteve të reja e prindërve përsëritës të këtij Viti të Ri", shkruan në fund Rama.

Free Traffic Exchange