Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ka përfunduar në pranga i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së ish-oficerit të lartë të Policisë, Artan Cuko.
Policia e Shtetit bën me dije se është arrestuar në Athinë shtetasi Bledar Jambelli, 38 vjeç, lindur në Fier.
"Në kuadër të shkëmbimit të informacioneve me zyrat homologe dhe bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën është finalizuar me sukses arrestimi në Athinë / Greqi, i personit në kërkim ndërkombëtar, Bledar Jambelli, alias Rikardo Muho, 38 vjeç, lindur në Fier", sqaron policia e Shtetit.
Policia sqaron gjithashtu se arsye për vrasjen e Cukos është arrestimi i autorit.
"Nga hetimet e kryera nga Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dyshohet se ky shtetas ka porositur vrasjen e Cukut.
Po nga hetimi rezulton se motivi i krimit lidhet me arrestimin e tij në kohën kur viktima kryente detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë", thuhet më tej.
38 vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia më datë 13 qershor të vitit të shkuar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr. 292, datë 12.06.2017, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale ?Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit? e kryer në bashkëpunim.
Si autor i vrasjes së Cukos është shtetasi Mikel Shallari, 24 vjeç nga Kuçova dhe banues në Tiranë.
Ai u arrestua më 11 qershor 2017.
Vrasja e oficerit të policisë ndodhi hyre të pallatit ku jetonte më datë 8 prill 2017.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/arrestohet-ne-athine-porositesi-i-vrasjes-se-ish-komisarit-te-policise-artan-cuko