Ora News - Veliaj dhe Borchardt drekë festive për njerëzit në nevojë në qendrat sociale

2018-12-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Me urimin për një Vit të Ri të begatë, Veliaj theksoi se për herë të parë kryeqyteti ka kaq shumë qendra sociale të cilat as nuk mund të imagjinoheshin tre vite më parë. ?Ne kemi pasur një dhjetor të shkëlqyer; shumë njerëz, shumë vullnetarë, shumë bamirës, shumë dashamirës janë përkushtuar në qendrat sociale. Para tre vitesh as nuk bëhej fjalë fare që të kishim këto mensa sociale. I kemi shtuar, por besoj se është shtuar edhe dashuria, edhe njerëzillëku mes nesh në qytetin e Tiranës. Dua t?ju uroj të gjithëve gëzuar një vit të mbarë, një vit të suksesshëm?, tha ai.

Veliaj nënvizoi se punonjësit e përkujdesit social do të jenë pranë shtresave në nevojë jo vetëm gjatë këtyre ditëve të festive, por përgjatë gjithë vitit, sikurse kanë bërë deri më tani. Ai vlerësoi edhe rolin gjithnjë në rritje të të rinjve që punojnë vullnetarisht. ?Ju garantoj se gjithë kolegët që merren me çështjet sociale do të jenë të pranishëm jo vetëm gjatë festave, por siç kemi qenë çdo ditë të vitit, 365 ditë. Ajo që është e mirë kësaj here është që na janë bashkuar edhe shumë njerëz, kështu që për të gjithë të rinjtë e Tiranës që kanë dhënë orë pune vullnetare, kanë adoptuar në distancë dikë që është në nevojë, kanë dhuruar rroba, ushqime, lodra, dhe do të doja që kjo frymë e dhjetorit, e festave të na zgjaste gjithë vitin, 11 muajt e tjerë, do të ishte e shkëlqyer. Unë mezi pres që tani që kemi vendosur bazat e një qyteti social, e një qyteti të drejtë, të kemi mundësi që ta vazhdojmë këtë në çdo ditë të vitit, edhe më vjen mirë që rinia, deri më parë indiferente, sot është bërë shumë herë më e vëmendshme?, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.



Me rastin e ndërrimit të viteve, Bashkia e Tiranës ka përgatitur disa surpriza, duke nisur nga koncerti me këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare në sheshin ?Skënderbej?. Kryebashkiaku siguroi se të gjitha shërbimet duke filluar nga policia bashkiake, zjarrfikëset e deri tek ujësjellësi do të jenë në gatishmëri të plotë në shërbim të qytetarëve. ?Ne do të presim vitin e ri sot në shesh, me fishekzjarre, me koncert, me muzikë dhe do të kënaqen patjetër edhe gjithë fëmijët. Sot të gjithë shërbimet e bashkisë duke filluar nga Policia Bashkiake, nga pastrimi, nga ujësjellësi, sidomos zjarrfikësit do të jenë në gatishmëri të plotë. Unë vetë do ta kaloj darkën me punonjësit e pastrimit. Janë ata që sakrifikojnë çdo vit të ri?, tha Veliaj, teksa falënderoi të gjithë ata që nata e ndërrimit të viteve i gjen në punë duke shërbyer për komunitetin.

Mbrëmja magjike do të vijojë me shfaqjen e mrekullueshme të fishekzjarreve që do të nisë me numërimin mbrapsht në orën 24.00. ?Të gjitha shërbimet tona do jenë në gatishmëri të plotë dhe shpresoj shumë që do kalojmë një natë të qetë, pa eksese, pa fishekzjarre që i hedhin njerëzit, por të organizuara dhe që të sigurohemi që askush nuk kalon keq ndërrimin e viteve, siç kemi pasur incidente në të kaluarën, por të sigurohemi që...