POGRADEC - Polumbarët e RENEA-s gjejnë edhe trupin e pajetë të peshkatarit tjetër që humbi jetën ditën e djeshme në liqenin e Bradomirës në Pogradec. Dy peshkatarët Arben Pupa, 50 vjeç dhe Ramazan Kojtari, 56 vjeç u mbytën teksa kishin dalë për të peshkuar (Lexo këtu). Trupi i pajetë i peshkatarit Pupa u gjet dje nga banorët e fshatit pasi uji e kishte nxjerrë atë në sipërfaqe, ndërsa nuk kishte asnjë gjurmë për peshkatarin tjetër Ramazan Kojtari. Kërkimet për të u ndërprenë mbrëmjen e djeshme për shkak të errësirës dhe temperaturave të ulta.
Kërkimet për të fundit kërkimet rinisën mëngjesin e sotëm nga polumbarët e RENEA-s. Pas rreth dy orësh, polumbarët gjetën trupin e pajetë të 56-vjeçarit në thellësinë e rezervuarit. Gazetarja e Report Tv në Korçë, Iris Rezhda raporton se ekipi i polumbarëve hasi në vështirësi gjatë kërkimeve për shkak të temperaturave nën zero çka bëri që ata të përdonin rrjetat në vend të zhytjes në liqen. Pikërisht falë tyre, u bë e mundur edhe gjetja e trupit të pajetë të Kojtarit.